Arbëri

MMPH përkrah tri projekte infrastrukturore në Kamenicë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sot kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinanin, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e kësaj komune, të cilat kanë të bëjnë me kanalizim dhe ujësjellës:

- Rregullimi i kanalizimit në Kamenicë, vlera 10,000,00 euro

- Ujësjellësi në Koretin, vlera 43,000,00 euro

- Ujësjellësi Kopernicë – Kolloleq - Shipashnicë, vlera 83,000,00 euro

Ministri Ferat Shala e inkurajoi kryetarin Sinani, që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet menjëherë për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunën e Kamenicës.