OSHP-ja lë fshatrat e Dragashit pa rrjet të ujësjellësit

OSHP-ja lë fshatrat e Dragashit pa rrjet të ujësjellësit

18 shkurt 2017 21:27

Projekti i ndërtimi të ujësjellësit në Komuna e Dragashit i nisur 5 vjet më parë ende nuk ka përfunduar.

Më shumë se gjysma e vendbanimeve të kësaj komune ende nuk e kanë të zgjidhur problemin me ujë të pijshëm, raporton KTV.

15 nga 36 fshatrat e kësaj komune nuk janë të kyçur në sistemin e ujësjellësit.

Sipas opozitës, Komuna e Dragashit po e zvarrit këtë çështje me qëllim dhe nga kjo neglizhencë më së shumti po dëmtohen qytetarët.

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth 300 mijë euro për finalizimin e ndërtimit të ujësjellësit në këtë komunë, por këto mjete janë kthyer mbrapsht.

Kryetari i Komunës, Selim Jonuzi, thotë se janë të obliguar të respektojnë vendimet e Organit Shqyrtues dhe planifikohet që ky projekt të finalizohet brenda dy vjetëve të ardhshëm.


OSHP-ja lë fshatrat e Dragashit pa rrjet të... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme