16 kompani ndërkombëtare të interesuara për projektin “Borea” në Pejë

16 kompani ndërkombëtare të interesuara për projektin “Borea” në Pejë

18 shkurt 2017 19:50

Projekti për ndërtimin e Qendrës së skijimit “Borea” në Pejë ishte paralajmëruar se do të përfundonte në vitin 2016. Opozita në Pejë thotë se një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi komuna nuk pati shumë vullnet ta përfundojë atë.

Kritika ndaj komunës hedhin edhe qytetarët e kësaj ane, që e akuzojnë atë për mospunë. Por ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe, raporton KTV.

Vonesën e projektit komuna e arsyeton me faktin se malet dhe bjeshkët është dashur të kthehen në emër të komunës dhe se fizibiliteti u ka marrë shumë kohë. Sipas tyre, tashmë është hapur konkursi, në të cilin kanë shprehur interesim 15 kompani ndërkombëtare.

Engelbert Zefaj, zëdhënës i Komunës së Pejës ka thënë se këto kompani të interesuara do të vijnë në Kosovë për të parë gjendjen, pastaj do të hapet konkursi.

Komuna premton se ndërtimi i kësaj qendre do të nisë këtë vit, e cila do t’i hapte mundësi të reja Pejës për zhvillimin e turizmit.


16 kompani ndërkombëtare të interesuara për... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme