Arbëri

Filloi ndërtimi i urës mbi lumin Mirusha në Malishevë

Descriptive Text

Malishevë, 30 mars - Në kuadër të ndërtimit të rrugës unazore në Malishevë, e cila kalon mbi lumin Mirusha, sot ka filluar ndërtimi i urës mbi këtë lum.

Ndërtimi i urës ka rëndësi të madhe, jo vetëm për shkak të kësaj rruge unazore, por edhe për të gjithë banorët e qytetit të Malishevës, pasi banorët e disa lagjeve nuk do të kenë nevojë të kalojnë nëpër qendër të qytetit, për shkuar nga lagjja në lagje, por tani do të lëvizin më shkurt dhe më shpejt.

Sipas drejtorit te urbanizmit, Ahmet Morina, kjo urë ka një gjatësi prej 17 metrave dhe një lartësi mbi shtatë metrave, ndërsa i tërë projekti i ndërtimit të urës dhe rrugës unazore do të kushtojnë rreth 140 mijë euro dhe financohet nga buxheti komunal i Malishevës.