Arbëri

VV e Prizrenit kundër zvarritjes së punëve infrastrukturore

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, të mërkurën, ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në lagjen Tabakhane, si pasojë e stërzgjatjes së punimeve në infrastrukturë.

Sipas këtij subjekti politik tash e sa muaj banorët e kësaj lagjeje janë të preokupuar me mospërfundimin e punimeve në sheshin “Alija Izetbegoviq”, ku kjo pjesë e rrugës aktualisht është shtruar me zhavorr dhe nuk është intervenuar fare me asfalt, ku si pasojë e qarkullimit të madh, lokaliteti mbulohet nga pluhuri, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.