Arbëri

Ngecin negociatat, AAK-ja refuzon ofertën e LDK-së

Negociatat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e qeverisjes komunale të Gjilanit për 4 vjetët e ardhshëm kanë ngecur, ngase Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk është ndarë e kënaqur me ofertën për ndarje të pushtetit.

Negociata janë zhvilluar edhe me Nismën Socialdemokrate, me të cilën janë afruar qëndrimet, shkruan sot Koha Ditore.

Këto zhvillime kanë bërë që qeverisja e Gjilanit të vazhdojë të drejtohet nga ushtrues detyre. Megjithatë, kryetari Lutfi Haziri në një konferencë për media pati paralajmëruar formimin e shpejtë të qeverisë lokale, kjo gjë nuk ndodhi.

Ai ende shpreson se do të arrijë që të finalizojë marrëveshjen me AAK-në dhe Nismën javëve në vazhdim.

(Tekstin e gjerë lexojeni sot në “Koha Ditore”)