Arbëri

Shkelje ligjore në përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për komunitete

Descriptive Text

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nëpërmjet një vendimi ka konstatuar se Kuvendi Komunal në Shtime ka shkelur ligjin për Vetëqeverisje lokale Nr. 03/L-040, gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për komunitete.

Sipas MAPL-së, vendimi për zgjedhjen e komitetit për komunitete nuk ka qenë i paraparë për shqyrtim në këtë mbledhje, andaj miratimi i këtij vendimi nga Kuvendi i Komunës pa qenë në rend të ditës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe si i tillë nuk krijon efekt juridik, shkruan sot Koha Ditore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Vendimi Npi-01/41 për zgjedhjen e Komitetit për Komunitete, është në kundërshtim me ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale pikërisht nenin 47 pika 47.3, ku sqarohet se kërkesa për shtimin ose heqjen e një pike të rendit të ditës mund të miratohet apo refuzohet me votën e shumicës”, thuhet në vendimin e MAPL-së, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)