Arbëri

Llashtica e Gjilanit në pritje të investimeve për projektin e kanalizimit

Descriptive Text

Fshati Llashticë me rreth 1 mijë e 600 banorë është në hall për mungesë të infrastrukturës së fshatit. I mungon sistemi i kanalizimit, shtrati i përroskës përmes fshatit është i degraduar dhe i mbushur me mbeturina, ndërsa ka edhe mungesë të një objekti për zhvillim të punës së qendrës ambulatore.

Këto probleme i lënë banorë me pak zhvillim, kurse, sipas parashikimeve të banorëve, edhe më tej shpresojnë se komuna do t’u dalë në ndihmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

E qeverisja lokale e Gjilanit është zotuar se do të ndërtojë sistemin e kanalizimit për të zgjidhur problemin që kanë me fekalet që vërshojnë përgjatë gjithë rrugëve të fshatit. Ndërsa pas këtij projekti, komunarët deklarojnë se do të ketë investime edhe në projektin e rregullimit të përroskës ndaras nga projekti i ndërtimit të sistemit të kanalizimit.

Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, deklaron se për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit kanë edhe një marrëveshje për participim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që janë pajtuar për këtë investim. Thotë se vlera e projektit është 260 mijë euro, kurse MAPL-ja është pajtuar që të alokojë 100 mijë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.