Arbëri

Rithemelohen Drejtoria e Inspektoratit dhe ajo e Kulturës

Kuvendi Komunal i Gjilanit me shumicë votash miratoi statutin e ri të Komunës me të cilin është bërë edhe rithemelimi i Drejtorisë së Inspektoratit dhe rithemelimi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, të shuara më 2014, me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërsa është bërë refuzimi i propozimeve të komisionit për ndryshime statuare për rritje të numrit të drejtorive, ku Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ishte paraparë që të ndahej në Drejtorinë për shëndetësi primare dhe Drejtorinë për çështje sociale dhe banim social, si dhe krijimi i Drejtorisë për mbrojtje të mjedisit, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyetimi për këtë refuzim të cilin e përkrahen edhe subjektet e tjera politike, të cilat përfaqësohen në Kuvend, ishte se nuk ishte planifikuar buxheti për këto drejtori.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)