Arbëri

Rreth 200 mësimdhënës s’i kanë marrë pagat përcjellëse dhe jubilare në Prizren

Mësimdhënësit e pensionuar gjatë tre vjetëve të shkuar në Komunën e Prizrenit ende nuk i kanë marrë pagat përcjellëse dhe shpërblimet jubilare ashtu siç parashihet me Kontratën Kolektive për Arsimin Parauniversitar.

Zyrtarët komunalë përgjegjës për sektorin e arsimit kanë pranuar ekzistencën e këtij problemi, duke shtuar se kryetari Mytaher Haskuka ka shprehur vullnetin politik për zgjidhjen e tij. Mirëpo, sipas tyre, për sigurimin e mjeteve të nevojshme për ekzekutimin këtyre pagesave nevojitet që të realizohet rishikimi i buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mësimdhënësja e pensionuar nga Prizreni, M.T., ka pohuar se ky ka qenë një zotim i institucioneve shtetërore, i cili nuk po zbatohet.

Drejtori i Arsimit i Prizrenit, Skënder Susuri, ka bërë të ditur se është duke punuar me kryetarin Haskuka për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar tash e tre vjet.

“Por një analizë që kemi bërë del se gjatë një vitit shkollor janë 60-70 arsimtarë që pensionohen dhe për tre vjet sa është kontrata kolektive në fuqi del se janë rreth 200 mësimdhënës të pensionuar, të cilët duhet të marrin nga 2 mijë deri në 3 mijë euro. Natyrisht se kjo është një kosto e konsiderueshme për Komunën, por ekziston gatishmëria për ta zgjidhur problemin. Por për modalitetet duhet me diskutua tek në muajin e gjashtë, kur bëhet rishikimi i buxhetit”, është shprehur Susuri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)