Arbëri

Disa këshilltarë të Prizrenit kontestojnë procesin zgjedhor të këshillave lokale të fshatrave

Descriptive Text

Procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit është kontestuar nga disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës. Këta anëtarë të KK-së kanë konsideruar se procesi në fjalë është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat ligjore, përkatësisht se është shkelur Statuti i komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë kanë adresuar kritika se këshillat e fshatrave janë partizuar skajshmërisht. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga anëtarët e Komisionit për zgjedhjet e këshillave të lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve.

Komisioni i emëruar nga KK-ja, në bazë të rregullores përkatëse ka përmbyllur zgjedhjet për këshillat lokalë në 77 lokalitete, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe shumicën e fshatrave.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.