Arbëri

Akuzohet drejtori i Inspektorateve për paligjshmëri në raport me biznesin e tij

Descriptive Text

Këshilltarë nga radhët e opozitës kanë akuzuar drejtorin e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, se në mënyrë të jashtëligjshme vepron me lokalin e tij afarist, në rrugën “Remzi Ademaj”, në qendër të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, kanë shtruar dilemën nëse me shfrytëzimin e pozitës së tij zyrtare ka marrë pëlqimet eventuale për shfrytëzimin e hapësirës publike para këtij lokali. Mirëpo të gjitha këto pretendime, drejtori Bujar Hasani, i ka hedhur poshtë, duke i quajtur të pabaza dhe njëkohësisht ka insistuar se nuk e ka keqpërdorur pozitën zyrtare, sa i përket lokalit afarist. Por nga ana tjetër autoritetet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore kanë theksuar se për lokalin në fjalë është dhënë pëlqimi për intervenim, porse ai nuk është respektuar dhe se ka pasur devijime të caktuara.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.