Arbëri

Shtimja përfiton dy objekte shkollore nga MASHT-i

Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë ka përkrahur Komunën e Shtimes me një milion e 600 mijë euro për ndërtimin e dy objekteve shkollore në fshatin Muzeqinë dhe Carralevë, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa procesi i mësimit gjithëditor në Komunën e Shtimes ka shënuar rezultate mjaft të larta pozitive, është shtuar nevoja për ndërtim të objekteve të reja shkollore në mënyrë që kjo formë e mësimit të aplikohet edhe nëpër fshatra. Sipas zyrtarëve komunalë të Shtime me ndërtimin e shkollave të reja po krijohen mundësitë edhe për zhvillimin e mësimit online, në të gjitha shkollat e komunës.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.