Arbëri

Njoftimet për zyrtarët shkelës ligji, peng i çështjeve të brendshme

Zyrat e informimit të komunave: Gjilan, Viti dhe Kamenicës deri tashti nuk kanë praktikuar që në ueb-faqen komunale të publikohen njoftimet për rastet, ndaj zyrtarëve komunalë që kanë pasur aktakuza nga prokuroria për veprat e ndryshme penale, ose për rastet ku komunarët janë dënuar, ose janë liruar nga akuzat.

Ndërsa arsyeja se përse këto informacione nuk bëhen publike për opinionin sipas Zyrës së informimit të Komunës së Vitisë është se janë çështje të brendshme komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Mustafë Mehmeti, zyrtar informimi në këtë komunë deklaron se ata asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë kërkesë që të publikonin informacione të tilla, madje edhe për ato raste kur zyrtarët komunalë lirohen nga akuzat. Ai thotë se qeverisja komunale i trajton si çështje të brendshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)