Arbëri

Malisheva e gatshme për fushatat kundër etheve hemorragjike

Autoritetet komunale të Malishevës, të premten, kanë raportuar se janë të përgatitur për nisjen e fushatave të ndërgjegjësimit për parandalimin e etheve hemorragjike, Krime- Kongo (EHKK).

Sipas tyre ka nisur edhe mobilizimi i shëndetësisë primare për përballje me të prekurit nga ethet.

Në një njoftim të Zyrës komunale të informimit, thuhet se Komuna e Malishevës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, janë të përgatitura për nisjen e fushatave të vetëdijesimit si masë parandaluese kundër etheve hemorragjike Krime- Kongo (EHKK).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)