Arbëri

Rrëshqitje e madhe gurësh në rrugën Mitrovicë – Podujevë, bllokohet Shala e Bajgorës

Rruga rajonale Mitrovicë – Podujevë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur në Stan Tërg të Mitrovicës.

Në një video të portalit Koha.net shihet se ka rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve. Për këtë shkak pjesa më e madhe e Shalës së Bajgorës nuk do të ketë qasje për në Mitrovicë.