Arbëri

KEDS-i financon sistemin nëntokësor të energjisë elektrike

Komuna e Shtimes në bashkëpunim me Kompaninë Kosovare për Distribuuim dhe Furnizim me Energji (KEDS), kanë nisur një projekt madhor për rehabilitimin e energjisë elektrike me sistem nëntokësor për pjesën e qytezës.

Ky projekt pritet të finalizohet gjatë këtij viti, ndërkaq Komuna e Shtimes i ka ofruar pëlqimin dhe dokumentacionet e nevojshme këtij distributori. Në të njëjtën kohë, Komuna ka bërë përpjekje që edhe sistemi i telefonisë dhe i internetit të futet në një gyp të përbashkët, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk është realizuar, shkruan sot Koha Ditore.

Shqipe Rexhaj, drejtoreshë e Planifikimit Urban, Kadastër e Gjeodezi e Shtimes ka thënë se projekti ka një shtrirje në pjesët kryesore të qytezës si rrugët: “Tahir Sinani”, “Adem Jashari”, ”Komandant Kumanova” etj. “Investimet janë nga KEDS-i, ndërkohë si komunë kemi bashkëpunuar për dhënien e pëlqimit dhe kompletimin e dokumentacioneve të nevojshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.