Arbëri

Prizreni do t`i përkrahë me nga 2 mijë euro start-up bizneset

Prizren, 15 mars – Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se do të përkrahin bizneset e reja të vogla me grante që shkojnë deri në 2 mijë euro. Sipas tyre, vlera e përgjithshme e këtij projekti është 50 mijë euro, që do të menaxhohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug, shkaku i përvojës në projektet e kësaj natyre.

“Në këtë projekt parashihet që idetë për biznese që janë inovative, artizanale, zhvillimi i turizmit, bujtina, gastronomi e traditë të përkrahen. Do të ketë kritere të caktuara. Procesi i selektimit të përfituesve do të menaxhohet nga AZhR Jug”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Gjatë konferencës për media të mbajtur të mërkurën ai bashkë me drejtoreshën e Turizmit, Sevil Kazaz dhe përfaqësuesit e AZHR Jug kanë dhënë hollësi lidhur me zbatimin e kësaj skeme të granteve për bizneset e reja (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

©KOHA Ditore