Arbëri

Ferizaji kërkon mbrojtjen e mjedisit nga qytetarët

Komuna e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga qytetarët për mbrojtje të ambientit dhe hapësirave në Komunën e Ferizajt.

Gjithashtu ka njoftuar se kjo komunë gjatë periudhës së fundit ka punësuar edhe një inspektor të mjedisit, i cili mund t’i ndëshkojë qytetarët të cilët hedhin mbeturina vend e pavend, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Inspektorati komunal apelon tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira të palejuara. Në vazhdën e aksioneve të ndërmarra nga Inspektorati komunal dhe riorganizimit të kësaj trupe institucionale, Inspektoratit komunal i është shtuar edhe një inspektore e mjedisit, në kuadër të planeve dhe aksioneve komunale për rritjen e nivelit të pastërtisë dhe mirëmbajtjen në hapësira publike. Inspektore e re e mjedisit është zonja Nebahate Ferizi”, thuhet midis të tjerash në komunikatën e Komunës së Ferizaj.

Ndërkaq Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit komunal në Ferizaj, ka thënë se rritja e numrit të inspektorëve komunalë pa dyshim që e rrit fuqinë e inspektimeve dhe njëkohësisht e rrit edhe zbatueshmërinë e ligjit nga ana e qytetarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)