Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja kundërshton pastrimin e qytetit nga operatori i sektorit privat

“Aksionet e ndërmarrjes ‘Ambienti’ janë 100 për qind në pronësi të komunës dhe këtë shërbim është dashur t’ i jepej kësaj ndërmarrjeje që të vazhdojë punën. Por, ky fakt nuk i ka mjaftuar kryetarit, ngase ai siç duket ai ka plane të tjera dhe kështu ka rrezikuar mirëqenien e 40 punëtorëve që merreshin me këto shërbime në kuadër të ndërmarrjes ‘Ambienti’”, reagon AAK-ja e Pejës, shkruan sot Koha Ditore.

 Komuna e Pejës me nënshkrimin e kontratës me operatorin “LIKA TRADE & JLC GROUP sh.p.k”, për herë të parë ia ka dhënë sektorit privat shërbimin për larje dhe fshirje rrugësh, mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra, varrezave dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tashti, gjithë këta vjet, këtë shërbim e ka kryer ndërmarrja publike e mbeturinave “Ambienti”, aksionet e së cilës 100 për qind janë në pronësi të Komunës së Pejës. Për kalimin e këtij shërbimi te kompania private, ka reaguar subjekti opozitar në Pejë, AAK, i cili ka konsideruar që ky shërbim është dashtë të i mbetet kompanisë komunale “Ambienti”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.