Arbëri

Kreu i Deçanit nis ndryshimet në përbërjen e Qeverisë lokale

Procesin e ndërrimit të drejtorëve komunalë, që e kishte paralajmëruar se do ta niste në fillim të muajit mars, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka filluar me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.

Në krye të kësaj drejtorie Ramosaj e ka emëruar Fitore Shala, në vend të drejtorit të deritashëm që ishte në mandatin e fundit, Betim Mataj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ky është fillimi i procesit që kam paralajmëruar për ndërrimin dhe emërimin e drejtorëve komunalë, dhe ky proces do të zgjasë deri në muajin shtator”, deklaroi të premten për KD-në kreu i Deçanit. Fitore Shala është femra e dytë drejtoreshë komunale.

Drejtoresha tjetër është Syzana Mustafaj-Cenaj, e cila udhëheq Drejtorinë për Buxhet dhe Financa në vitin e fundit të mandatit të kaluar dhe mbetet në këtë post edhe në këtë mandat. “Ka qenë premtimi im i fushatës që do të emëroj dy drejtoresha”, u shpreh Ramosaj. Mirëpo, vetëm dy femra drejtoresha në 11 drejtori komunale, sa ka kjo komunë, nuk e përbëjnë gjysmën e kërkuar me ligj të barazisë gjinore.

“Ky është një ligj që po mundohem ta respektoj, por brenda mundësive nuk është lehtë që mundemi edhe me arrit”, thotë Ramosaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)