Arbëri

VV e Gjilanit kërkon edhe një dëgjim publik për ndryshimet statutare

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të mbahet edhe një dëgjim publik për ndryshimet në statutin e Komunës së Gjilanit. Ky reagim ka ardhur pas dëgjimit të dy ditëve më parë, ku numri i qytetarëve që morën pjesë ishte simbolik.

Në këtë dëgjim nuk ka pasur as vërejtje apo ndonjë propozim, që do të mundë të përfshiheshin në versionin final të Statutit, shkruan “Koha Ditore”.

Arianit Sadiku, këshilltar komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ndryshimet e Statutit të Komunës, të cilat patën ndodhur para 4 vjetëve, ku ishin shuar Drejtoria e Inspektoratit dhe Drejtoria e Kulturës kishin pasur një ndikim negativ në zhvillimet për qytetin dhe për qytetarët e saj. Ai thotë se ndryshimet në Statutin e Komunës nuk munden të kalojnë duke mos i pasur edhe propozimet e qytetarëve.

“Komuna po dëshiron që ndryshimet statutare me i kalu shpejt pa i marrë opinionet e përgjithshme të qytetarëve pa bërë bujë, sepse ndryshimet statutare duhet të analizohen goxha mirë pasi që nuk bëhen shpesh. Ne mendojmë se këto ndryshime po bëhen për qëllimet e kryetarit të Komunës dhe për interesat e ngushta të tij. Çështja tjetër pse dëgjimi publik pati aq pak qytetar është mungesa e informimit të publikut, e cila ka ndikuar që të ketë një pjesëmarrje kaq të vogël. Po insistohet të bëhen ndryshimet statutare në mënyrë të shpejtë, që për ne është e papranueshme”, ka thënë Sadiku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)