Arbëri

Legalizimi i ndërtimeve pa leje peng i ligjit në Pejë

Descriptive Text

Qytetarë të shumtë në korridorin e Drejtorisë së Urbanizmit të enjten vazhdonin procedurat për legalizime shtëpish të ndërtuara pa leje para luftës.

Bashkim Z. nga Peja tregon se për legalizimin e shtëpisë kishte aplikuar para një viti e gjysmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Edhe vjet kam dasht’ me i vazhdue procedurat e legalizimit të shtëpisë që e ka ndërtuar prindi shumë vjet para luftës, por ende nuk po mundem se këtu në Urbanizëm po na thonë se nuk po munden ende me pranua dokumente në mungesë të njëfar ligji. Tashti na duhet me prit e nuk po dinë as këta deri kur”, ankohet ai.

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Urbanizmit, Skënder Shala, tregon se ky nuk është qytetari i vetëm që ka ardhur dhe po kthehet pa kryer punë për të legalizuar objektin e ndërtuar pa leje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)