Arbëri

LDK-ja kërkon rritjen e numrit të drejtorive komunale

Në dëgjimin publik për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gjilanit, të mbajtur të enjten, partia që qeveris këtë komunë, LDK-ja, ka kërkuar edhe dy drejtori të reja.

Përveç rithemelimit të Drejtorisë së Inspektoratit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ata kanë kërkuar që të themelohen edhe dy drejtori komunale të reja, raporton Koha Ditore.

Nga 10 drejtori komunale sa aktualisht ka Komuna e Gjilanit ata kanë kërkuar që Komuna të funksionojë me 14 drejtori komunale.

Hevzi Matoshi, shef i Zyrës ligjore në Komunën e Gjilanit, i cili deklaroi se ndryshimet në statutin e Komunës për të cilin do të angazhohen që të trajtohen me prioritet janë rithemelimi i Drejtorisë së Inspektoratit dhe i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kurse propozim për shtim të drejtorive komunale ka bërë Avdyl Aliu, shef i Grupit të këshilltarëve komunalë, i cili ka deklaruar se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale duhet të ndahet në dy drejtori, ku edhe do të emëroheshin dy drejtorë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)