Arbëri

Paralajmërohen masa ndaj punëtorit shëndetësor që luante në kompjuter gjatë orarit të punës

Descriptive Text

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka paralajmëruar masa ndaj punëtorit shëndetësor, që është parë duke luajtur në kompjuter, në një video të transmetuar të mërkurën në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai e ka vizituar sot gjatë ditës Qendrën Kryesore të Mjekësisë, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Besnik Berisha.

Kryetari Aliu theksoi se konform statutit të institucionit, rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës, do të merren masat disiplinore ndaj punëtorëve të evidentuar në pamjet e publikuara.

Aliu ka thënë se një komision disiplinor do të merret me këtë rast, që ka ndodhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 2.