Burimi i ujit, që gjendet i vetëm në mes të një fushe të pabanuar, verës ka vërshuar fushat përreth e dimrit vetëm ka pikuar.
Banorët e sotëm të Baranit të Epërm tregojnë se kjo karakteristikë interesante e bën të mistershëm kroin e tyre. Sipas tyre, pothuajse çdo vjeshtë kroi shter, për t’u shfaqur uji sërish në pranverë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët, siç e kujtojnë banorët, ka ndodhur që uji të mos vijë deri në kohën e ujitjes. E për ta “detyruar” kroin që të qetë ujë, janë prerë kurbane. Legjendën e kurbaneve e përmendin edhe tash banorët e kësaj ane.
“Këtë krua e mbajnë mend babë e babagjysh. Ky krua ka qenë edhe për pije gjithmonë. Fshati edhe sot merr ujë me pi në këtë krua. Por më herët ka ndodhë që është ndalë uji në kohën e ujitjes së arave dhe pleqtë tonë janë mbledhë e kanë pre kurban. Sa herë që janë pre kurbanat gjithmonë ka ardhë uji të nesërmen apo të masnesërmen”, e tregon gjithnjë me qejf këtë histori 81-vjeçari Hamëz Krasniqi.
Sakrifica e kafshëve për ujë i kujtohet edhe 74- vjetarit, Adem Thaçi, kur ai ishte vetëm 8 vjeç.
“Pleqtë tanë na tregojshin që janë pre edhe ma herët kurbanat. Herën e fundit e mbaj mend edhe unë kur janë pre. Këtu afër kroit na kanë rreshtuar fëmijët e tri fshatrave dhe na ndajshin copa të mishit”, e mban mend Thaçi atë kohë kur edhe nuk kishte aq mish me bollëk, sikur ditën kur prehej kurbani te kroi për ujë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.