Arbëri

Rrëshqitja e dheut bllokon qarkullimin në magjistralen Shtime-Prizren

Komuna e Shtimes ka alarmuar shoferët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete përgjatë magjistrales Shtime- Prizren, derisa në këtë aks rrugor vazhdimisht po paraqiten rrëshqitje dheu si pasojë e reshjeve të fundit.

Rasti i fundit i rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në mesnatën e së martës te lapidari “Abdullah Shabani” ka bllokuar për disa orë qarkullimin e automjeteve, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Shtimes prej disa vjetësh ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të ndërtohej një mur mbrojtës në disa pika përgjatë kësaj rruge, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato. Shkaku rrëshqitjes së dheut shpeshherë në këtë aks rrugor po paraqiten vështirësi në qarkullim.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.