Shkeljet procedurale e kthejnë në rigjykim rastin e Oliver Ivanoviqit

Shkeljet procedurale e kthejnë në rigjykim rastin e Oliver Ivanoviqit

18 shkurt 2017 07:44

Oliver Ivanoviq do të gjykohet sërish nga Gjykata Themelore në Mitrovicë nën akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1999-2000 kundër civilëve shqiptarë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka vlerësuar se nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike gjatë gjykimit në shkallën e parë. Ka kërkuar që të vërtetohet me saktësi nëse e ka kryer veprën penale për të cilën është ngarkuar. Për pasojë e ka hedhur poshtë ankesën e prokurorisë dhe e ka miratuar pjesërisht ankesën e Ivanoviqit.

Vendimi është konsideruar deri diku i pranueshëm nga avokatët mbrojtës të të akuzuarit. Ata kanë vlerësuar se Apeli nuk ka pasur guxim që ta shpallte Ivanoviqin të pafajshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme