Rrënohen katet e ndërtuara pa leje në një objekt në Prizren

07 mars 2018 20:33

Kishte leje vetëm për dy kate, por pronari i këtij objekti në Qendrën Historike të Prizrenit kishte tejkaluar lejen e ndërtimit, raporton KTV. Ai kishte ndërtuar edhe dy kate shtesë.

Për këtë Inspektorati i Komunës së Prizrenit ka vendosur që t’i rrënojë dy katet pa leje, por pronari i objektit, Albert Gjonaj, kishte kërkuar që këtë ta bëjë vetë.

Gjonaj ka afat 10 ditë për rrënimin e mbindërtimit.

Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit Islam Thaçi ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me aksione të tilla, pasi që, sipas tij, në këtë qendër ka edhe ndërtime të tjera pa leje.

Për ndërtime pa leje në Qendrën Historike në Prizren ka reaguar edhe organizata “Ec ma ndryshe”.

Kjo organizatë ka bërë thirrje që të ndërmerren masa për ndalimin e punimeve dhe inicimin e procedurave të mëtejme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme