Arbëri

Krijimi i Ekzekutivit të Pejës peng i koalicioneve

14 drejtori sa ka Komuna e Pejës, vetëm për tri prej tyre kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, tashmë i ka emëruar drejtorët dhe ua ka lëshuar vendimet edhe për mandatin e ri katërvjeçar të drejtojnë drejtoritë e njëjta sikur në mandatin e kaluar. Vendimet janë lëshuar vetëm për tre drejtorët e LDK-së.

Drejtor i Arsimit edhe këtë mandat do të jetë Besim Avdimetaj, njësoj sikurse edhe Jeton Abazaj në Financa dhe Fatmir Asllani në Administratën Komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mandatin e kaluar LDK-ja ka drejtuar 9 drejtori komunale në Pejë. Për drejtorët e tjerë ende zyrtarisht nuk ka ndonjë vendim.

Pesë prej tyre vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e drejtorit dhe ata, siç i kanë thënë KD-së në kushte anonimiteti dy nga drejtorët e deritashëm komunalë të LDK-së, kryetari Muhaxheri është pajtuar që të vazhdojë edhe këtë mandat me drejtorët e LDK-së, që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar.

Mirëpo, se a do të mbesin drejtorët e LDK-së në krye të drejtorive të njëjta, ende nuk dihet, pasi siç thonë në kabinetin e kryetarit, varet edhe nga koalicioni i mundshëm dhe ndarja e drejtorive me subjekte që mund të lidhet koalicioni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)