Arbëri

Qendra Historike mbetet edhe pa një shtëpi të mbrojtur

Qendra Historike e Prizrenit, nga e marta, ka mbetur edhe pa një shtëpi që mban statusin e monumentit kulturor.

Monitoruesit nga shoqëria civile kanë raportuar për rastin e rrënimit të shtëpisë së familjes Hisari në Qendrën Historike të Prizrenit, monument ky kulturor i mbrojtur me Ligjin për këtë qendër, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa autoritetet e trashëgimisë kulturore kanë theksuar se sipas supozimit të tyre rrënimi i kësaj shtëpie të mbrojtur duhet të ketë ndodhur së paku dy muaj më parë, për faktin se në vend të saj është në ndërtim e sipër një ndërtesë e re.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pohuar se është në pritje të raportit të Inspektoratit për këtë rast dhe ka paralajmëruar aktivizimin e një qendre të thirrjes, me qëllim të raportimit të rasteve të kësaj natyre ashtu që të mundësohet reagimi më i shpejtë i organeve përgjegjëse.

Monitoruesit nga OJQ “EC Ma Ndryshe” të martën kanë bërë të ditur se në Qendrën Historike të Prizrenit është rrënuar shtëpia e familjes Hisari, e cila sipas tyre gëzonte mbrojtje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)