Arbëri

Paditet Zyra e Personelit në Prizren për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave

Descriptive Text

Si në asnjë komunë tjetër në Kosovë, në Komunën e Prizrenit, konkurset për punë,si sidomos në fushën e arsimit, i ka shpallur tash e sa kohë Zyra e Personelit.

Për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, pa pëlqimin e Drejtorisë së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit, kishte paditur Zyrën e Personelit, duke kërkuar të anulohen konkurset, raporton KTV.

Së fundi, Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dhënë afat 30 ditor Komunës së Prizrenit, që t’ia ofrojë përgjigjen me shkrim dhe të gjitha shkresat që kanë të bëjnë me lëndë kontestuese.

Në komunë kanë konfirmuar se kanë marrë shkresën e Gjykatës Themelore.

Partitë opozitare, ndërkaq, thonë se fuqia e Zyrës së Personelit, tregon pafuqinë e kryetarit Ramadan Muja.

Përgjegjës për këto punësime të pakontrolluara, sipas Vetëvendosjes, është pikërisht i pari i komunës, i cili i ka dhënë kompetenca kësaj zyre.

Burime brenda komunës kanë konfirmuar se drejtorët e përzgjedhur nga Zyra e Personelit, janë duke punuar pa kontrata pune.

Ndërkohë, Kohavisioni disa herë ka raportuar për punësimet që janë bërë në shkollat e Prizrenit.

Rasti i fundit, ishte me punësimin e motrës së rektorit të Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj, në Drejtorinë e Administratës.


Paditet Zyra e Personelit në Prizren për... by kohanet