Komuna e Malishevës nderon dëshmorët e kombit në Kleçkë e Prekaz

Komuna e Malishevës nderon dëshmorët e kombit në Kleçkë e Prekaz

06 mars 2018 14:44

Në kuadër të shënimeve të “Epopesë së UÇK-së”, përmes homazheve dhe vënies së buqetave me lule, janë nderuar dëshmorët e kombit në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz.

Homazhe kanë bërë kryetari i Komunës, Ragip Begaj, së bashku me ekzekutivin e komunës, një delegacion i FSK-së, Policia e Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së, subjektet politike në Malishevë dhe qytetarë të shumtë.

Fillimisht janë bërë nderime te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Malishevë, më pas kanë vazhduar homazhet dhe nderimet në varrezat e dëshmorëve të kombit në Malishevë, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve të kombit në Kleçkë dhe për t’i përfunduar me nderime dhe homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Pas kësaj, një delegacion i prirë nga Kryetari i Komunës së Malishevës kanë qëndruar edhe në odën e familjes Jashari, ku janë pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme