Arbëri

Haskuka paralajmëron dhënien e granteve të vogla për bizneset e reja

Foto: Koha / ilustrim

Komuna e Prizrenit sivjet do të japë grante të vogla për hapjen e bizneseve të reja. Këtë politikë publike do ta zbatojë me synim që të stimulojë rritjen e prodhimtarisë dhe punësimin.

Thirrja publike për afaristët e rinj pritet të shpallet gjatë kësaj jave, derisa përzgjedhjen e projekteve më të mira do ta bëjë Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug, pas autorizimit të marrë nga organet komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka “nënshkruar vendimin për dhënien e granteve të vogla për hapjen e bizneseve të reja me qëllim të rritjes se prodhimit dhe të punësimit”.

“Bashkë me drejtoreshën (e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik v.j.) Sevil Kazaz, vendosëm që menaxhimin e procesit të vlerësimit të projekteve më të mira, ta bëjë Agjencia për Zhvillim Rajonal-Jug në mënyrë që të sigurohet një proces transparent dhe i drejtë”, ka bërë të ditur Haskuka. Ai ka shprehur qëndrimin se stimulimi i bizneseve të reja është trend në rritje në Evropë, “ngase të rinjve u mundësohet që të realizojnë idetë e tyre për biznes dhe të eksperimentojnë në aspektin ekonomik” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)