Arbëri

Prizreni miraton vendimin për rritjen e të hyrave vetjake të 2017-s

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit unanimisht kanë miratuar vendimin për rritjen e mjeteve nga të hyrat vetjake të vitit 2017.

Pushteti lokal i Prizrenit në vitin e kaluar kishte planifikuar arkëtimin e 6.1 milionë eurove derisa në fund të vitit kishte arkëtuar 7.1 milionë euro, që ka rezultuar me një rritje prej 1 milion eurosh. Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të enjten pos miratimit të kësaj rritjeje është vendosur edhe për shpërndarjen e tyre në kategori të ndryshme buxhetore.

Ndonëse vendimi në fjalë është miratuar njëzëri, megjithatë, nuk ka munguar debati politik ndërmjet opozitës dhe pushtetit, shkruan sot Koha Ditore

Drejtori i Financave i Prizrenit, Ertan Simitçi, ka prezantuar propozim-vendimin para këshilltarëve të KK-së. “Komuna e Prizrenit në buxhetin e vitit 2017 kishte planifikuar të hyra vetjake në vlerë prej 6 milionë e 102 mijë eurosh. Në fund të vitit 2017 me datë 31 dhjetor 2017 është arritur arkëtimi i mjeteve nga të hyrat vetjake në shumën prej 7 milionë e 136 mijë eurosh. Ndryshimi në shumën prej 1 milionë e 34 mijë eurove paraqet rritjen e mjeteve nga të hyrat vetjake, që i shpërndahet drejtorive dhe kategorive ekonomike”, ka thënë Simitçi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.