Arbëri

Drejtoria e Arsimit dhe e Bujqësisë, kusht i PDK-së për koalicionin

Descriptive Text

Pazari politik në Pejë për qeverisjen e Pejës vazhdon, megjithëse deri në fund të muajit shkurt, sipas deklaratave nga kabineti i kryetarit të Pejës, është pritur të bëhet e ditur zyrtarisht nga LDK-ja, pas seancës së Kuvendit Komunal të mbajtur më 27 shkurt, për ndonjë partner koalicioni për mandatin e ri katërvjeçar.

Deri tashti LDK-ja ka mbajtur pozicionin e saj si subjekt fitues i zgjedhjeve lokale më 22 tetor. “Është rezultati i zgjedhjeve që çon në ndarjen e drejtorive në rast të koalicionit”, thotë shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti, duke përsëritur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicionin me ndonjë subjekt, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht kreu i Komunës Gazmend Muhaxheri është në biseda me partnerin e mandatit të kaluar, PDK-në, për mundësinë e vazhdimit të bashkëqeverisjes së Pejës edhe për 4 vjet të tjera. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.