Arbëri

Eksploatuesit detyrojnë Komunën ta ndërtojë impiantin në tjetër lokacion

Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për 65 për qind të territorit të Komunës së Pejës nuk do të nisë këtë vit. Lokacioni mes fshatrave Gllaviqicë dhe Ramun, ku ishte planifikuar të ndërtohet ky impiant rrezikon dëmtimin e impiantit pasi të ndërtohet, për shkak se siç tregojnë në komunë, ajo tokë është dëmtuar nga eksploatuesit ilegalë të zhavorrit.

Ky dëmtim ka detyruar komunën të ndryshojë edhe planin për lokacionin e ndërtimit të impiantit.

“Lokacioni ku ka pasur të ndërtohet impianti është pronë komunale me sipërfaqe prej 11 hektarësh. Dhe një pjesë e asaj parcele është dëmtuar nga eksploatimi ilegal i zhavorrit. Dhe ky dëmtim e kishte rrezikuar në të ardhmen komplet impiantin dhe donatorët si japin gjitha ato miliona, ku e dinë se mund të dëmtohet pas një kohe impianti për 60 mijë banorë. Për këtë arsye kemi vendosur ta ndërtojmë impiantin në një lokacion tjetër”, tregon drejtori i Financave, Jeton Abazaj, arsyen e ndryshimit të lokacionit.

Kundër ndërtimit të impiantit në fshatin Gllaviqicë nuk kanë qenë banorët. Përkundrazi, siç tregon Fekë Atashi, kryetar i bashkësisë lokale Leshan, në kuadër të së cilës gjendet edhe fshati Gllaviqicë, banorët e kanë mirëpritur ndërtimin e impiantit në tokën në anën tjetër të Lumëbardhit prej fshatit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.