Arbëri

Haskuka paralajmëron rivendosjen e bashkëpunimit me Zyrën e BE-së

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për financim të projekteve në këtë komunë, të cilat kanë ndikim në zhvillimin ekonomik lokal.

Në këtë mënyrë, sipas tij, do të marrë fund edhe pezullimi disavjeçar i bashkëpunimit të kësaj zyre me Komunën e Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas 5 vjetësh ndërprerje të bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë është më se e interesuar përsëri për investime në Komunën tonë”, ka njoftuar Haskuka përmes rrjeteve sociale për takimin e zhvilluar me zyrtarët e BE-së.

Sipas tij, në këtë takim është arritur pajtimi që të shihen mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të fondeve të IPA-s dhe programeve të tjera të BE-së për projektet në shërbim të zhvillimit ekonomik të Prizrenit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)