Të gjitha rrugët në Gjilan të kalueshme Foto: Ilustrim

Të gjitha rrugët në Gjilan të kalueshme

25 shkurt 2018 18:39

Rugët në komunën e Gjilanit janë të hapura për qarkullim dhe të kalueshme përkundër reshjeve të mëdha të borës, bën të ditur Zyra për informim e komunës së Gjilanit përmes një komunikate për media.

“Pas reshjeve të borës, ekipi i Shërbimeve Publike i komunës së Gjilanit ka dalë në terren për t’i hapur rrugët në qytet dhe në fshatra. Deri tani, gjendja ne terren është e menaxhueshme, ndërkaq kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale 24 orë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrin zyrtar: 044291537 dhe ekipet e Komunës do t’u përgjigjen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme