Arbëri

Asfaltohen rrugët në Pagarushë

Sot, ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Pagarushë, përkatësisht në lagjet Dukoj dhe Rexhaj.

Asfaltimin e këtyre rrugëve, krahas banorëve të fshatit, e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm , Ahmet Morina, i cili ka uruar banorët e këtyre lagjeve, ndërsa është ndarë i kënaqur me punimet në këto rrugë.

“Para një muaji kemi filluar hapjen dhe rregullimin e rreth 700 metrave rrugë në këtë fshat, ku janë hapur rrugët, është rregulluar baza dhe sot po asfaltohen”, tha Morina. “Edhe atëherë kam thënë se kjo nuk është thjesht një asfaltim i rrugës, por është krijimi i kushteve sa më të mira për të gjithë banorët, dhe rrjedhimisht edhe për lëvizjen e qytetarëve”, tha drejtori Morina.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit, e kanë falënderuar komunën për hapjen dhe rregullimin e këtyre rrugëve, pasi shumë shtëpi të këtyre lagjeve, kanë pasur problem serioz lëvizjen e tyre, sepse rrugët kanë qenë në gjendje tepër të vështirë, e sidomos kanë pasur problem gjatë stinëve kur ka të reshura të borës dhe shiut.

Fshati Pagarushë, është një prej fshatrave të largëta të Komunës së Malishevës, dhe është një fshat ku lagjet janë shumë larg njëra tjetrës, ndërsa disa pjesë të këtyre lagjeve, kanë pasur problem qarkullimin, apo lidhjen e rrugëve të tyre, me rrugët kryesore, që shpijnë drejt qendrës komunale, apo qendrave tjera.