Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 26 mars 2017 (e diel), nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e zbarrave 10kV në NS 110/35/10 kV Peja 1.
Gjatë këtij intervali kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga zbarrat 10 kV të Nënstacionit Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 8 MW).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, nga ora 13:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja edhe e zbarrave 35kV në NS 110/35/10 kV Peja 1. Gjatë këtij intervali kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga zbarrat 35 kV të Nënstacionit Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 8 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Pejës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.