Arbëri

75 punëtorë të Komunës shpërfillin orarin e punës

Descriptive Text

Në listat e pagave të Komunës së Pejës aktualisht janë 278 shërbyes civilë dhe staf mbështetës, të cilët sipas orarit ekzistues të punës do të duhej të paraqiteshin çdo mëngjes në punë pak minuta para orës tetë. Por një hetim i brendshëm ka zbuluar se orari i punës shpërfillet nga shumë punëtorë të Komunës.

Muhamet Kelmendi, shef i personelit, e bëri të ditur për KD-në se këtë kontroll e kanë bërë në fund të muajit janar, për të konstatuar gjendjen e respektimit të orarit të punës nga shërbyesit civilë dhe stafi mbështetës, shkruan sot Koha Ditore.

“E kemi pa të arsyeshme që të bëjmë një kontroll të prezencës së punëtorëve në punë dhe respektimin e orarit të punës, që fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16:00, për shkak se ka vonesa në punë. Dhe gjatë atij kontrollimi kemi identifikuar mosrespektim të orarit të punës. Konkretisht vonesa në ardhje në punë në mëngjes dhe dalje të hershme nga puna para përfundimit të orarit të punës në orën 16:00”, tregon Kelmendi për shkeljet e gjetura të orarit të punës nga punonjësit e Komunës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.