Arbëri

Aktakuzë për rrënimin e shtëpisë- monument i trashëgimisë kulturore

Prokuroria Themelore në Prizren, të premten, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për rrënimin e jashtëligjshëm të shtëpisë së familjes Myftiu, ndërtesë kjo që ka gëzuar mbrojtje ligjore si monument i trashëgimisë kulturore.

Sipas organit të ndjekjes, ky veprim ishte realizuar nga i akuzuari përkundër urdhrit për ndalim të punimeve të lëshuar nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës, nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Aty theksohet se rasti ka ndodhur më 18 dhjetor 2017, ku me gjithë urdhrin e autoriteteve komunale, monumenti është rrënuar në tërësi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.