Mbrojtja e mjedisit në Kosovë bashkoi sot në Shtërpcë të rinj shqiptarë dhe serbë, në kuadër të fushatës më të madhe në vend për mbrojtje të mjedisit “Ta pastrojmë Kosovën”, që synim kryesor ka vetëdijesimin e qytetarëve dhe institucioneve për përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit.
Aksioni i sotëm në Shtërpcë filloi në ora 10:00, ndërsa mbi 50 vullnetarëve të Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, iu bashkuan edhe shumë të rinj shqiptarë dhe serbë, të cilët së bashku arritën ta realizojnë një aksion multietnik të pastrimit në tërë qytetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë sasi e madhe e mbeturinave u largua nga ky aksion, ndërsa u përçua si mesazh që të gjithë së bashku duhet ta luftojmë ndotjen e mjedisit, në mënyrë që të frymojmë në një mjedis të pastër e të shëndetshëm për të gjithë.
Po ashtu, të rinjtë e kësaj Komune, që morën pjesë në aksionin e sotëm, u zotuan për mbrojtjen e mjedisit dhe moshudhjen e mbeturinave vend e pavend në hapësirat e qytetit të tyre.
Shpresohet se aktivitete të tilla mobilizuese do të ndikojnë që qytetarët të vetorganizohen nëpër lagjet ku jetojnë për t’i pastruar mbeturinat, sepse duke pastruar lagjen tonë, ne kontribuojmë në pastrimin e Kosovës.
“Let’s Do It Kosova” do të vazhdojë organizimin e aksioneve të tilla multietnike në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, meqë ndotja e mjedisit është shndërruar në problem global, të cilin duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, pa dallime.
{gallery}