Arbëri

“Ambienti” arkëton mjete jashtëligjshëm gjatë festave

Vendimi i autoriteteve komunale që parkingjet publike të jenë falas gjatë festave po shpërfillet nga ana e kompanisë komunale “Ambienti”. Një veprim i tillë është denoncuar nga disa qytetarë.

Besart Gashi nga Ferizaj ka thënë se të hënën ka paguar 0.50 euro për parkim në rrugën kryesore të qytetit, megjithëse Komuna ka marrë vendimin që gjatë festave të lirohen qytetarët nga kjo taksë. “Të hënën megjithëse ishte festë publike nëpër institucione, kompania “Ambienti“ në Ferizaj ka arkëtuar të hyra nga parkimet. Për ditët e festave dhe për të dielat Komuna ka marrë një vendim që të lirohen qytetarët nga kjo taksë, mirëpo kompania “Ambienti” po e shpërfill atë.

Arkëtimi i këtyre të hyrave gjatë ditëve të festave është e jashtëligjshme, madje kjo kompani po funksionon ende pa arkë fiskale”, ka thënë Gashi.

Edhe Dimal Basha, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ekzekutivi i kaluar i Komunës së Ferizajt ka marrë një vendim që parkimi në qytet të funksionojë falas gjatë të dielave dhe gjatë festave shtetërore, mirëpo ndërmarrja publike “Ambienti” të hënën e ka angazhuar stafin e arkëtarëve për të marrë para nga qytetarët, megjithëse Komuna e ka shpallur ditë feste.(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.