Prishtina dhe Ferizaj me më së shumti shkelje ligjore

Prishtina dhe Ferizaj me më së shumti shkelje ligjore

22 shkurt 2018 08:53

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila monitoron punën e Kuvendeve të Komunave gjatë një viti kalendarik ka identifikuar 41 shkelje ligjore nga ana e tyre. Në krye të listës prijnë Prishtina dhe Ferizaj. Kjo ministri ka monitoruar 464 mbledhje të mbajtura.

Bazuar në Raportin e punës së MAPL-së, për vitin 2017, i botuar rishtazi, rezulton se janë evidentuar shkelje ligjore nga Komuna, dhe nga totali prej 41 shkeljeve të cilat janë bërë përmes miratimit të akteve të paligjshme. 12 prej tyre janë rishqyrtuar dhe harmonizuar konform kërkesës për rishqyrtim. Por, 31 nuk janë harmonizuar ende, thuhet në Raportin e MAPL-së. Aty përmendet se gjatë periudhës në fjalë – vitin e kaluar, komunat kanë parashtruar 5 kërkesa për konsultime paraprake me rastin e aprovimit të akteve komunale.

Lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve komunale, gjatë vitit 2017 MAPL-ja ka shqyrtuar ligjshmërinë e 572 akteve të komunave, kurse 724 akte të tjera janë dërguar për vlerësim në ministritë e linjës, thuhet në Raport.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme