Arbëri

Në Lipjan kundërshtohet me peticion lokacioni i mbeturinave të kafshëve

Descriptive Text

Banorët e fshatit Bregu i Zi në Komunën e Lipjanit, nëpërmjet një peticioni me rreth 60 nënshkrime e kanë kundërshtuar vendimin e Komunës për caktimin e lokacionit për deponi të mbeturinave të ngurta, dhe groposjen e kafshëve të ngordhura afër shtëpive të banimit.

Banorët kanë sugjeruar KK-në ta rishikojë edhe njëherë këtë çështje derisa lokacioni afër shtëpive nuk mund të caktohej për deponi mbeturinash e aq më pak për groposje të kafshëve të ngordhura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë, kryesia e këtij fshati nëpërmjet një shkrese të dielën, kanë njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për ta kundërshtuar vendimin e Komunës për caktimin e hapësirës për deponi mbeturinash dhe groposje të kafshëve të ngordhura.

“Pas shumë diskutimeve me banorët e fshatit Bregu i Zi, kemi vendosur që lokacioni të cilin e ka caktuar Komuna për hedhje të mbeturinave dhe groposje të kafshëve të ngordhura ta mbrojmë dhe në të gjitha format, pastaj ai lokacion duhet të zhvillohet për turizëm. Ky lokacion në të kaluarën ka qenë i planifikuar për ndërtim të një spitali shtetëror për mushkëri dhe për zemër, kurse para katër vjetësh ishte edhe kërkesë e Qeverisë turke për ndërtimin e një kolegji evropian. Në afërsi të kësaj parcele është një burim natyror në të cilin marrin ujë qytetarët nga të gjitha viset e Kosovës, prandaj ky burim është i mbrojtur nga shteti edhe me vendim të KK-së. Pas diskutimeve me banorët të gjithë vendosëm ta kundërshtojmë vendimin e komunës, ndërkaq me anën e peticionit janë vendosur edhe nënshkrimet e banorëve të Bregut të Zi”, thuhet në shkresën e kryesisë së fshatit Bregu i Zi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)