Arbëri

Afro 220 biznese në Prizren të falimentuara për një vit

Qendra Komunale e Biznesit në Prizren gjatë vitit 2017 ka evidentuar afër 220 raste të shuarjes së biznesit në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky numër i bizneseve të shuara është më i ulët në krahasim me vitin 2016, kur në Prizren ishin shuar afro 260 biznese. Ndërkohë numri i bizneseve të reja të regjistruara në QKB gjatë vitit të kaluar ka qenë 665 sosh, shifër kjo pothuajse e njëjtë me vitin 2016 kur ishin regjistruar 666 biznese të reja.

Zyrtarët e qeverisë lokale kanë vlerësuar se numri i konsiderueshëm i bizneseve të shuara ndërlidhet edhe me thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve komunale për çregjistrimin e subjekteve afariste që nuk janë aktive. Por, po ashtu, e pranojnë se edhe gjendja socio-ekonomike nuk është në nivelin e kërkuar, gjë që padyshim se reflektohet në afarizmin e bizneseve të ndryshme.

Ndërkohë ka raste kur edhe zvarritja e projekteve infrastrukturore ka ndikuar në mbylljen e bizneseve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)