Arbëri

Hani i Elezit përfiton projektin për shërbime mjekësore shtëpiake

Komuna e Hanit të Elezit ka përfituar projektin “Përkujdesja shëndetësore dhe shtëpiake për familjet nevojtare” në vlerë prej 65 mijë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe nga “Caritas Kosova”.

Ky projekt nëpërmjet një marrëveshjeje për bashkëfinancim midis këtyre institucioneve ka për qëllim ta përmirësojë gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe t’i vizitojë të gjitha ato familje të cilat kanë persona të sëmurë e që nuk kanë mundësi t’i sjellin në QKMF, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.