Arbëri

Obiliqi mban manifestimin qendror për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë

Pas 10 ditë aktivitete të ndryshme të organizuara nga komuna e Obiliqit, sot u mbajt manifestimi qendror.

Fillimisht u vendosën lule pran shtatores së dëshmorëve në qendër të Obiliqit. Nderime dhe lule u vendosën edhe pran bustit të heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Aktiviteti vazhdoi tutje në palestrën sportive "Adem Jashari" ku u mbajt manifestimi qendror.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari Xhafer Gashi përveç që iu uroi përvjetorin e 10 të shpalljes së pavarësisë, i bëri edhe një rezyme të shkurtër rrugëtimit të shqiptarëve deri tek akti i shpalljes së saj.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi i shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së.

Manifestimi vazhdoi me një program të pasur kulturoro-artistik.